Veç katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0
30

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë bërë dy mijë e 771 testime për COVID-19 ku veç katër persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar dy në Tiranë dhe nga një rast në Durrës dhe Vau i Dejës, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv në Shqipëri teksa janë shëruar edhe shtatë qytetarë.

Në spitalet COVID në Shqipëri aktualisht janë duke u trajtuar shtatë pacientë, nga të cilët tre në terapi intensive.