Tërmkolli: Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezentimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën

0
1428

Nga Melihate Tërmkolli

Të gjithë ju që ishit në bisedime me Serbinë që nga 2011, së paku mos flisni asnjë fjalë. Futeni kokën nën dhe për turpet që i keni bërë në bisedimet e deritanishme. Nuk keni asnjë të drejtë morale, politike as kombëtare të kritikoni sot Kryeministrin për takimin e djeshëm. Me “profesionalizmin” e juaj, me “atdhetarizmin” e juaj dhe me “politikën” e juaj e keni sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët. Sot, pa fije turpi, tentoni të shiteni edhe si patriotë e politikënë. Veç mbylleni, ju lutem! Nëse mund të ndihmoni diçka të re në këtë proces, natyrisht bëjeni, ndërsa çka keni bërë e sa keni bërë deri tani e dijmë të gjithë. Smira e vogëlsia e shpirtit e mendjes suaj, jo vetëm që ju bën edhe më të vegjël, por po ju bën edhe qesharakë.

Nga takimi i djeshëm me Vuçiqin, Kryeministri Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezentimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën. Tutje ç’farë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi!

#MT