“Pa Vend” – filmi i parë kosovar pjesë e garës zyrtare në Festivalin e Kanës

0
38

Pas filmit debutues që theu akullin dhe arriti të fus filmin e parë të Kosovës në Berlinale, filmi i dytë i regjisorit Samir Karahoda bëhet filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtë që do të garoj për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot patëm kënaqësinë të presim regjisorin e këtij filmi, z. Samir Karahoda, dhe producentin, z. Erroll Bilibani.

Ata u takuan me Ministrin, z. Hajrulla Çeku ndërsa u diskutua për fushën e kinematografisë, sukseset e filmave shqiptar dhe natyrisht nominimin e tyre të fundit për të cilin i uruam suksese të mëtutjeshme.

‘Pa Vend’ sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.