Haxhiu: Miratimi i koncept-dokumentit për Vettingun pritet të bëhet në gusht

0
42

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti për Vettingun do të jetë gati në muajin gusht.

“Nuk ka asnjë dilemë nëse në Kosovë ka nevojë për Vetting, sepse duket që është kërkesë shoqërore që duhet të jetësohet. Jemi duke punuar në koncept-dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe dje e kemi përmbyllur draftin e parë të koncept-dokumentit dhe i njëjti dje është dërguar te grupi i gjerë i anëtarëve për të dhënë komentet e tyre deri më 30 qershor të këtij viti. Planifikojmë që miratimi i koncept-dokumentit për Vettingun në sistemin e drejtësisë të bëhet deri në fund të muajit gusht”.

Ajo, në raportimin para Komisionit për Integrime Evropiane, tha se Vettingu në sistemin e drejtësisë do të fokusohet në verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në tri aspekte, shkruan Klankosova.tv.

“E para është integriteti moral që është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, integriteti profesional i tyre për çka jemi të vetëdijshëm se sistemi i drejtësisë përballet me persona joprofesional dhe aspekti pasuror”.