Fushë Kosovë: Dy persona kapen në flagrancë me 100 mijë euro falso

0
77

Dy persona janë kapur në flagrancë bashkë me 100 mijë euro falso në një aksion të zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe Policia e Kosovës.

Në aksionin e zhvilluar në koumunën e Fushë Kosovës është konfiskuar edhe një veturë.

Siç njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës, dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta, prandaj, të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”.