“Takimi i radhës në Bruksel mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik”

0
46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi i radhës në Bruksel, do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik, njofton Klan Kosova.

“Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik”, ka shkruar Kurti në Facebook.