QKUK: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta

0
107

Pas renovimeve të nevojshme, dezinfektimit dhe bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e mjekimit intensiv traumatik, janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë.

Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid-19, ditë më parë këto hapësira ishin liruar, meqë numri i pacientëve me Covid kishte rënë ndjeshëm.

Hapësira që deri tani ka shërbyer për Mjekim Intensiv Qendror Traumatik, do të rikthehet në shërbim të Njësisë Koronare të Klinikës së Kardiologjisë.