Nesër finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të Vettingut

0
23

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të Vettingut në drejtësi.

Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Reforma më e madhe në drejtësi do të jetë vettingu në sistemin e drejtësisë për çka besoj se është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit të Kosovës për çka si ministre i kam ftuar subjektet opozitare dhe mazhorancën grupin parlamentar përballë meje që roli i grupit parlamentar të Vetëvendosjes është i rëndësishëm dhe jo vetëm”.

“Prandaj kam ftuar edhe opozitën në takime të ndare që të flasim për ndërtim të konsensusit në raport me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë për çka ministria e Drejtësisë është duke punuar shumë. Besojmë që është një reformë që bashkërisht duhet të flasim dhe ta mbështesim. Më lejoni të iu njoftoj që më 15 qershor nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit, pra i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe prandaj nesër do finalizohet drafti o parë i vettingut në sistemin e drejtësisë, tha ajo.