Vaksina Pfizer/ BioNTech neutralizon variantin delta SARS-CoV-2

0
213

Në një studim të ri, i cili u shfaq në revistën prestigjoze Nature : autorët konkludojnë se vaksina Pfizer/BioNTech është efektive kundër deltës, ose B.1.617.2, varianti SARS-CoV-2, të cilin shkencëtarët e identifikuan për herë të parë në Indi.

Për eksperimentin e tyre, ata përdorën mostra gjaku nga njerëzit që kishin marrë dy doza të vaksinës, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit gjithashtu hulumtuan variantet B.1.617.1 dhe B.1.618, të cilat shkencëtarët gjithashtu identifikuan së pari në Indi dhe B.1.525, të identifikuan për herë të parë në Nigeri.

Autorët përfundojnë se:

“Ndjeshmëria e këtyre varianteve të sapo shfaqura ndaj neutralizimit të shkaktuar nga vaksina Pfizer/BioNtech, mbështet imunizimin në masë si një strategji qendrore për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 në të gjitha hapësirat gjeografike”.