Kapen mbi tre ton mjete piroteknike në Mitrovicë

0
45

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovë kanë konfiskuar më shumë se tre milionë mjete piroteknike sot në qytetin e Mitrovicës.

Në njoftimin e Doganës thuhet se këto mjete piroteknike janë konfiskuar në tri raste të ndara, në tri automjete.

“Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.