Në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima

0
35

Në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima. Të hënën më freskët. Ditëve të para të javës vransira e intervale me diell, pa të reshura.

11.06.2021 – Ditëve të fundjavës mbetet tutje mot jostabil, ku orëve të pasdites priten rrebeshe shiu por edhe bubullima.

Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.

Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.

12.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, që sjellin edhe rrebeshe shiu me bubullima. Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.
14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Vransira dhe intervale me diell.
16.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.