Kurti: Me 12 qershor kremtojmë paqen dhe lirinë e vendit

0
36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 12 qershori duhet të kremtohet për paqen dhe lirinë e Kosovës.

Kurti para mediave, pasi ka vendosur kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-, ka theksuar se shumë persona kanë rënë që Kosova të jetë e lirë dhe të jetë sot këtu, njofton Klankosova.tv.

“Në qershorin e 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por më 12 qershor këmbësoria e NATO-së i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jogusllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptarë”.

“Ne me 12 qershor kremtojmë paqen dhe lirinë dhe këtë duhet vetes t’ia kujtojmë çdo ditë, sepse të gjithë ata që e dhanë jetën ndodhen në themelet e institucioneve tona dhe shtetësisë tonë. Amanentin e tyre duhet ta vazhdojmë me punën për drejtësi dhe zhvillim”, ka thënë Kurti.