Shqipëria votohet për herë të parë për anëtare të KS të OKB

0
90

Shqipëria votohet sot (11.06) në sesionin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) për t’u pranuar si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim zyrtar bën sot me dije që “pika e parë e rendit të ditës është votimi për Shqipërinë, Ganën, Gabonin, Brazilin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u pranuar si pesë vendet e reja, të përkohshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe sot, pas 66 vitesh anëtarësie, votohet për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

USA | Leerer Saal des UN-Sicherheitsrat Salla e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria dhe katër vendet e tjera kandidate që do të votohen me votim të fshehtë sot (11.06) duhet të sigurojnë votat pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB. Veprimtaria e KS të OKB  ka si prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në funksion të këtij prioriteti KS gëzon të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione.

Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate do të zëvendësojnë pesë vendet që janë aktualisht anëtare të përkohshme të KS: Estoninë, Nigerinë, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnamin që u përfundon mandate dy vjeꞔar. Nëse Shqipëria dhe 4 vendet e tjera kandidate nëse do të sigurojnë votot pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB, ato do të fillojnë mandatin e tyre dyvjear, si anëtare të përkohshme në KS më 1 janar 2022.