Macron: Laboratorët të japin 10% të vaksinave për vendet e varfra

0
37

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin vendeve të varfra 10% të dozave të vaksinave antiCOVID-19 për shitura.

“Dhurimet e dozave nga Shtetet duhet të plotësohen nga një dhurim i dozave nga laboratorët farmaceutikë, siç ishte zotimi prej 10% i donacioneve nga sektori privat i bërë gjatë epidemisë së H1N1”, kujtoi Macron përpara shtypit.

Ai shtoi se shtetet kanë financuar masivisht kërkime dhe blerje të dozave të vaksinave dhe është e ligjshme që industria farmaceutike “të kontribuojë proporcionalisht” në këtë solidaritet./atsh