G7 gati të dhurojë një miliard vaksina antiCOVID-19 në vendet e varfra

0
334

Liderët e G7-s janë angazhuar të shpërndajnë një miliard doza të vaksinave antiCOVID-19 në vendet e varfra në samitin e sotëm në Cornwall, njoftoi qeveria britanike që kryeson samitin.

“Qëllimi është që të përfundojë pandemia në 2022”, njoftoi Downing Street në një deklaratë.

Ajo theksoi, gjithashtu, se Londra do të dhurojë 100 milionë doza.

SHBA-ja tashmë është zotuar të dhurojë 500 milionë vaksina, që janë pjesë e gjithsej një miliard vaksinave të të gjithë G7-s.