Salvadori vendi i parë në botë që miraton Bitcoin si mjet ligjor

0
35

Salvadori ka miratuar kriptomonedhën kryesore Bitcoin si një mjet ligjor në vend.

“Ligji i ‘Bitcoin’-it është miratuar nga shumica në Kongresin Salvadorian me 62 nga 84 vota”, shkroi pas mesnate në rrjetet sociale Nayib Bukele, presidenti i vendit të vogël të Amerikës Qendrore.

Kjo masë e bën El Salvadorin vendin e parë në botë që miratoi zyrtarisht monedhën dixhitale. ‘Bitcoin’ do të përdoret si monedhë zyrtare së bashku me dollarin amerikan.

Derisa disa ekspertë thonë se ‘Bitcoin’ dhe kriptomonedhat mund të përdoren si një lëvizje afatgjate kundër kushteve makroekonomike, të tjerët shqetësohen se ato janë shumë të paqëndrueshme dhe mund të përdoren në pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.

Vlera e kriptomonedhës ‘Bitcoin’ aktualisht është rreth 50% në rënie që nga muaji prill kur arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, përkatësisht në 64 000 dollarë. Kriptomonedha më e madhe në botë nga kapitalizmi i tregut aktualisht tregtohet rreth 34 200 dollarë./ATSH