Nënshkruhet deklaratë e përbashkët ndërmjet 11 shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit Juglindor të Evropës

0
207
Republika e Turqisë si kryesuese e SEECP, ka organizuar takimin me titullin “Neighbours See Together with Sports” që ka për qëllim promovimin, zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes shteteve pjesëmarrëse në fushën e rinisë me fokus të veçantë në sport.
Kosova u prezantua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani ndërsa shtetet tjera pjesëmarrëse ishin: Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Moldova, Rumania, Greqia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi.
Zëvendësministrja znj. Osmani në kuadër të takimeve bilaterale, zhvilloi takim me Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, z. Mehmet Kasapoğlu, i cili shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në fushën e sportit, më konkretisht nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të të dyja shteteve.
Njëkohësisht, të dy u dakorduan për inicimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kapaciteteve të trajnerëve të sportit në Kosovë dhe në Turqi.
Zëvendësministrja znj. Osmani është shoqëruar nga Këshilltari Politik i Ministrit Çeku, z. Onur Canhas.