Më 15 qershor mbahet takimi Kurti-Vuçiq për procesin e dialogut

0
32

Takimi i rifillimit të procesit të dialogut do të mbahet më 15 qershor, pas gjashtë muajsh pauzë.

Në këtë takim i cili do të mbahet në Bruksel të Belgjikës i pranishëm do të jetë kryeministri Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë.

“Mund të ju them se raundi tjetër për procesin e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë javën e ardhshme, më 15 qershor. Në këtë takim do të marrin pjesë Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe për herë të parë do të jetë edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës”, këtë e bëri të ditur Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

“Ky takim do të udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe nga Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor”.