Mbi 88 mijë persona të vaksinuar në Kosovë

0
27

Në Qendrën e vaksinimit, në sallën “1 Tetori”, po vijon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës kundër COVID-1-, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë 88 mijë e 400 qytetarë të cilët kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kurse vetëm gjatë kësaj të mërkure në qendrën e vaksinimit në Prishtinë dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 800 persona

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se sot janë vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës. Ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuare ka shkuar në 88 mijë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.