Kërkohet që gjykimi ndaj Salih Mustafës të nis më 12 korrik, avokati i tij kundërshton ashpër

0
52

Është duke vazhduar ende seanca përgatitore ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa në Gjykatën Speciale.

Aty është diskutuar për nisjen e gjykimit dhe datat e propozuara nga palët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi në rastin e Mustafës të nis më 12 korrik, mirëpo që kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatit të Mustafës.

Ky i fundit ka thënë se mbrojtjes i duhen përgatitje të reja, dhe se koha më e përshtatshme do të ishte pas përfundimit të pushimit të DSK-së, pra diku pas 13 gushtit, transmeton klankosova.tv.

E kundër propozimit të prokurorisë ishte edhe Zyra e Përfaqësimit të Viktimave.

Përfaqësuesja e kësaj zyre tha se i duhet të dëgjojë shumë deklarata dhe të përgatitet sa më mirë, dhe se kjo sipas saj do të ndodhë pas pushimeve verore të Gjykatës.