Tri raste të dhunës në familje raportohen në Prizren

0
36

Gjatë ditës së hënë janë raportuar tri raste të dhunës familjare në Prizren.

Një i dyshuar me probleme mendore është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij.

Dhunë fizike dhe psikike kishte ushtruar vazhdimisht edhe një burrë ndaj gruas së tij, me ç’rast është arrestuar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

Një burrë tjetër po ashtu ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Viktimat më pas kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.