Zbulohet një variant i ri i COVID-19 në Venezuelë

0
68

Një variant i koronavirusit është zbuluar në Venezuelë, i cili pretendohet se po përhapet më shpejt.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro për televizionin shtetëror theksoi se një variant i ndryshuar i koronavirusit, i cili ishte zbuluar më parë në Kili, Ekuador dhe Peru, është zbuluar gjithashtu në Venezuelë.

Ai theksoi se rasti është zbuluar në provincën Zulia në kufi me Kolumbinë.

“Ky rast po përhapet tani në Kolumbi, ndërsa disa kohë më parë zbuluam se versioni britanik i koronavirusit erdhi në vendin tonë nga Kolumbia”, theksoi Maduro.

Ai paralajmëroi opinionin, duke theksuar se kanë marrë masat e nevojshme paraprake në kufi.

“Numri i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Kolumbi është rritur shumë gjatë ditëve të fundit”, theksoi ai.

Një lloj i koronavirusit që u shfaq në Brazil u zbulua më parë në tre qytete në Venezuelë.​​​​​​​/ATSH