Jep dorëheqje u.d. i drejtorit të Telekomit

0
149

Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina.

Burimet e KlanKosova.tv bëjnë të ditur se kjo erdhi për shkaqe shëndetësore.

Kiqina ishte emëruar në këtë detyrë në gusht të vitit të kaluar.

Kjo është konfirmuar edhe nga Departamentit për Relacion me Publik i kësaj kompanie, ku thuhet se Kiqina gjatë kësaj jave do t’i nënshtrohet një operimi të rekomanduar nga mjeku dhe se siç thuhet, ka qenë e pamundur që ai të vazhdojë tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që të mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj, ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë.

Po ashtu, nga bordi i drejtorëve është aprovuar edhe dorëheqja e u.d. të Zyrtarit Financiar dhe Thesarit.

“Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konform proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitat që i kanë pasur më herët”.

“Gjithashtu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv – Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit – Feim Kelmendin”, thuhet në komunikatën për shtyp.