Identifikohen antitrupa të tjerë kundër COVID-19

0
319

Antitrupat e rinj, të zbuluar falë një teknike të zhvilluar në Itali, janë të aftë të kundërveprojnë me infeksionin e virusit SarsCoV2 përgjegjës për pandeminë COVID-19, veçanërisht me variantin Alfa dhe ta bllokojnë atë.

Rezultati, i botuar në “Raportet Shkencore”, u arrit në laboratorët e Bioteknologjisë së Avancuar CEINGE, Napoli, nga studiuesit e Task Forcës COVID-19.

Qëllimi i projektit ishte të identifikonte “antitrupat e rinj njerëzorë të dobishëm për frenimin e infeksionit të virusit SarsCoV2”, tha koordinatorja e hulumtimit, Claudia De Lorenzo.

Pika fillestare ishte analizimi i fragmenteve të antitrupave njerëzorë, midis të cilave u zgjodhën ata që kishin përafri.

Kështu, u identifikuan antitrupa të aftë për të lidhur specifikisht proteinën Spike, arma kryesore me të cilën virusi SarsCoV2 bashkohet me qelizat.

“Ne kemi zgjedhur një rajon specifik të proteinës Spike, të cilën e dimë se është e pranishme në shtresën virale dhe që është përgjegjëse për bashkëveprimin me receptorin ACE2 në sipërfaqen e qelizave të rrugëve tona të frymëmarrjes”, sqaroi De Lorenzo.

“Disa prej antitrupave të marrë është treguar se frenojnë infeksionin e kulturave të qelizave njerëzore me virusin SarsCoV2 dhe variantin e tij Alfa”, shtoi ajo.

Sipas studiuesve, teknika e re e përdorur mund mundësojë në të ardhmen izolimin e antitrupave të tjerë specifikë për rajone të caktuara të shenjestrave molekulare, që luajnë një rol kryesor në patologjinë që synohet të luftohet.

Një përparësi tjetër e teknikës është se lejon gjenerimin e antitrupave që nuk shkaktojnë inflamacion dhe që, për pasojë, nuk pritet të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara./ATSH