Flet kryetari i Ferizajt: Jemi të pikëlluar për aksidentin në Koshare, ngushëllime familjarëve

0
376

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, shprehet se me dhimbje të madhe mori lajmin për vdekjen e katër personave në aksidentin në Koshare të Ferizajt.

Aliu nëpërmjet një telegram ngushëllimi shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave teksa të lënduares nga ky aksident i uron shërim të shpejtë, njofton KlanKosova.tv.

“U trondita kur mësova lajmin se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, sot, ndodhi një aksident me përmasa tragjike, e ku humbën jetën katër qytetarë dhe një u lëndua rëndë. Të pikëlluar jemi sot të gjithë, nga ky aksident tragjik. Jemi me familjarët e viktimave në këto orë të rënda për to. Presim që sa më parë të zbardhen shkaqet që çuan në aksident dhe apelojmë për shtim të kujdesit në trafik. Njëkohësisht i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit nga ky aksident”.

“Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve e të njohurve të viktimave që humbën jetën sot tragjikisht në këtë aksident rrugor” përfundon telegrami i ngushëllimit”.

Më poshtë e gjeni telegramin e plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, u njoftuam për aksidentin tragjik, pasditen e sotme në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare, ku humbën jetën tragjikisht 4 qytetarë dhe një tjetër u lëndua rëndë.

Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin rrugor të kësaj pasditeje dhe njëkohësisht uron shërim të shpejtë për të lënduarin.

“U trondita kur mësova lajmin se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, sot, ndodhi një aksident me përmasa tragjike, e ku humbën jetën 4 qytetarë dhe një u lëndua rëndë. Të pikëlluar jemi sot të gjithë, nga ky aksident tragjik. Jemi me familjarët e viktimave në këto orë të rënda për to. Presim që sa më parë të zbardhen shkaqet që çuan në aksident dhe apelojmë për shtim të kujdesit në trafik. Njëkohësisht i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit nga ky aksident. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve e të njohurve të viktimave që humbën jetën sot tragjikisht në këtë aksident rrugor” përfundon telegrami i ngushëllimit.