Palmer takohet me ish-presidentin serb, flasin edhe për Kosovën

0
699

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas vizitës që pati këtë javë në Kosovë ka qëndruar edhe në Serbi.

Palmer atje ka takuar edhe ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, njofton Klankosova.tv.

Tadiq nëpërmjet një cicërime në Twitter tregoi se me Palmer pati një bisedë të jashtëzakonshme teksa temë diskutimi ishte edhe Kosova.

“Një bisedë e jashtëzakonshme me Matthew Palmer. Ne biseduam për gjendjen e demokracisë në Serbi, ekonominë, problemet mjedisore dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, është shprehur Tadiq.