Në pronësi ilegale mbajti armë, drogë dhe para të falsifikuara, u ndalua nga policia

0
110

Zyrtarë policor nga Stacioni policor Veri-Prizren, gjatë realizimit të detyrave në teren ndaluan për kontrolle një automjet të tipit Mercedes-Benz me targa vendore. Gjatë realizimit dhe kryerjes se detyrave zyrtarët gjeten në posedim të drejtuesit të automjetit substancë të dyshuar narkotike e llojit “kokainë”.

Në lidhje më këto vepra penale të gjetura te i dyshimti, policia realizoj një bastisje  edhe në shtëpinë e të dyshimtit.

Gjatë bastisjes në shtëpi, i dyshimti ishte në posedim edhe të armës ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishek të kalibrit 9mm.

Në kontrolle të hollësishëm zyrtarët policor gjeten gjithashtu monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha ne vlerë 2 euro të metalit.

Për të gjitha aktivitetet policia informoj prokurorin kujdestar për të cilat ishte e autorizuar të kryej veprime, me aktvendim të prokurorit i dyshimti B.B i lindur në vitin 1976 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistolete “SIG”, 38 fishek kalibër 9mm, 8 monedha nga 2 euro metali dhe 0.45 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Rasti është ne hetime të mëtutjeshme.