Shqipëri: Pas 225 ditësh hiqen maskat në ambiente publike

0
43

Pas 225 ditësh qytetarët në Shqipëri janë të lirë të lëvizin pa maska në ambientet e hapura.

Ulja e numri të të infektuarve si dhe vaksinimi ka bërë që qytetarët në Shqipëri të kenë siguri. Ata që vijojë të mbajnë maskë thonë se kanë probleme shëndetësore.

Barriera mbrojtëse vijonë të jetë kusht vetëm në transportin urbanë dhe në ambientet e mbyllura, por shumë pak përdoret. Të moshuarit janë ata që i respektojnë rregullat.

Ora policore shtyhet me 60 minuta, pra nga ora 22:00 tashmë shkon nga ora 23:00 deri në 06:00. Moshat e reja e kundërshtojnë më shumë këtë masë, sipas tyre duhej të hiqet fare. Ndërsa të moshuarit shprehen se mbyllen në shtëpi më herët dhe nuk përbën shqetësim ndalimi i qarkullimit.

Lokaleve dhe restoranteve muzika do t’juu lejohet deri në oën 22:00, ndërsa klubet e natës dhe diskotekat vijojnë të jenë të mbyllura dhe për muajin qershor.

Sa u përket grumbullimeve të jashtme, Komiteti ka vendosur që prej datës 15 Qershor ato lejohen deri në 50 persona, nga 10 që është aktualisht./TVKLAN