“Mjaft na vranë skajeve të botës, kah mërguam i pari e i mbrami”

0
223

Nga Hava Kurti Krasniqi

Nuk po dojmë me na thanë faleminderit
borgj e kemi të mirën për njëri tjetrit
as mos na ulni n’krye të vendit
as me na gatu dreka luksoze
kurr joo
O veç një buzëqeshje,
një fjalë me shumë dashni
sikur ua thua atyre
që i sheh
mëngjes e drekë
nëse ua thua ndojherë
Asgjë nuk po duam jo
flasim pa ngushtime
veç mos na shikoni si ” të jashtit ”
se na vrani për së gjalli
mjaft na vranë skajeve të botës
kah mërguam i pari e i mbrami
Ne jemi larg ,me ëndrra prej vatani
edhe n’mërgofshim si thot Besim Dina
në Mars a në Venerë
zemrën e kem atje e varret që na presin
nuk jemi të jashtit jo
jemi të njëri tjetrit
Hisja, që prej djepit