Asnjë i vdekur dhe 18 raste me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit!

0
53

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822.