“Lira dhe Titi”, shfaqja mysafire në Teatrin Dodona

0
102

Shfaqje mysafire, prodhim i INTEGRA

Lira dhe Titi janë fëmijë që janë të detyruar të shesin kikirikë dhe cigare në rrugë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në familjet e tyre dhe për këtë nuk shkojnë në shkollë. Drenusha, shoqja e tyre, mundohet t’u ndihmojë që të kthehen në shkollë.

nga: Alba Loxha
regjia: Bashkim Ramadani
luajnë: Daniela Markaj, Armend Ballazhi, Vjosë Tasholli
skenografia dhe kostumet: Kreshnike Osmani
muzika: Memli Kelmendi
producent: Kushtrim Koliqi
dizajni i dritave: Skender Latifi
teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
mosha: 7+

Shfaqja jepet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Prishtinës, në shënim të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

HYRJA: GRATIS – VETËM ME REZERVIME

Rezervimet mund të bëhen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, vetëm përmes telefonit 038-230-623. Në ditën e shfaqjes, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të ofrohen vetëm për ata që i kanë rezervuar ato.