Zakonet e mëngjesit që po ju stresojnë

0
472

Thonë se nga mënyra se si nis një mëngjes, mund të parashikohet vazhdimi i gjithë ditës. Ekspertët janë gjithmonë duke thënë se çfarë duhet konsumuar, çfarë jo. Çfarë duhet të bëjmë për të qenë më produktivë apo çfarë të shmangim.

Rekomandimet e praktikave të mëngjesit që në pamje të parë duken të shëndetshme, mund të bëhen aq të lodhshme dhe toksike sa humbasin kompket rëndësinë e tyre. Për çfarë e kemi fjalën?

1. Konsumi i një mëngjesi të ngadaltë

Kjo këshillohet për t’ju ndihmuar të jeni të përqëndruar dhe të relaksuar teksa konsumoni. Sigurisht është diçka e mirë, por nëse nuk përputhet me realitetin tuaj, mund t’ju kthehet kundër. Nëse keni fëmijë, prioriteti është t’i jepni mëngjes atyre, t’i bëni gati për shkollë dhe t’i ndihmoni të përgatiten. Të bësh një mëngjes të gjatë dhe të rehatshëm në mes të një kaqosi përshembull, vetëm sa do të shtojë nivelin e stresit.

2. Shtyrja e alarmit.

Fakti që ne përpiqemi të zgjasim minutat e gjumit, nuk na çon në zgjidhjen e duhur. Duke e bërë këtë thjesht e fusim veten në gjendje stresi. Duke dëgjuar alarmin teksa bie vazhdimisht ty të kujtohet që ke gjëra për të bërë dhe je gjithë kohës duke menduar për to. Pra, as nuk flini të qetë dhe as filloni ditën.

3. Leximi i lajmeve

Ekspertët thonë se është një mënyrë e mirë për të nisur ditën dhe mund të jetë e vërtetë, por nëse ja vini si detyrë vetes do t’ju kthehet në stres.

4. Një To-Do List

Lista të tilla mund të ndihmojnë për të menaxhuar ankthin e momentit, por jo në afatgjatë. Fakti që ju shkruani detyrat dhe përgjegjësitë tuaja, në mendje perceptohet si diçka e kryer dhe kështu, gjasat që mund të harroni ta përmbushni janë të mëdha. Në vend të kësaj, bëni një listë me gjëra që i keni bërë.

5. Çoheni nga krevati menjëherë

Mos e bëni këtë sepse thjesht sa i shtoni vetes presion dhe ngarkoheni për pjesën tjetër të ditës. Kur sapo keni hapur sytë, qëndroni disa minuta në shtrat për “t’u shlodhur” nga gjumi.

Burimi: Huffington Post