Sipas parashikimeve: Ja sa vite do t’i duhet Europës për ta marrë veten nga pandemia!

0
116

Shumë prej ekonomive të Europës pritet të marrin gati tre vjet për t’u rikuperuar në nivelet para-pandemike, bazuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe perspektivën e saj vjetore ekonomike. Organizata thotë se rimëkëmbja ekonomike globale ka marrë shpejtësi pas periudhës katastrofike në prag të pandemisë Covid-19.

Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone tha se perspektivat ekonomike “janë përmirësuar ndjeshëm në muajt e fundit”. Kjo është për shkak të lehtësimeve dhe masave stimuluese në botën më të zhvilluar, tha raporti.

Organizata me bazë në Paris renditi disa kërcënime për rimëkëmbjen, duke përfshirë mungesën e vaksinave në vendet e varfëra që kanë më pak burime për ndihmë.

“Një dobësim i ri i ardhur nga viruset do të ishte më i vështirë për t’u zbutur, duke rezultuar në rritje të mëtejshme të varfërisë dhe duke rritur rrezikun e krizës financiare”, tha OECD në raportin e tij të parashikimit.

“Për sa kohë që shumica dërrmuese e popullsisë globale nuk është vaksinuar”, thuhet në raport, “të gjithë ne mbetemi të prekshëm nga shfaqja e varianteve të reja”.

Ndërsa disa vende tashmë kanë arritur të tejkalojnë nivelet e tyre ekonomike para-pandemike, të tilla si Kina, vende si Britania e Madhe dhe shumë shtete europiane janë përballur me një reduktim në prodhim krahasuar me 2019-ën.

Burimi: Euronews