Model për vajzat e reja: Alyssa Carson, 20 vjeçarja e cila synon të bëhet personi i parë në Mars

0
79

Shumë fëmijë ëndërrojnë të bëhen astronaut, por Alyssa Carson po e realizon ëndrrën e saj.

Alyssa Carson ka shfaqur interesim për hapësirën që kur ishte fëmijë. Tani, vetëm 20 vjeç, ajo ka vendosur që të zbarkon në Mars.

“Shfaqa interesim për hapësirën që kur isha e vogël. Padyshim, unë nuk mbaj mend gjithçka, por babai im e kujton që unë gjatë gjithë kohës i bëja pyetje në lidhje me hapësirën dhe Marsin,” i tha Alyssa Hack.

Gjersa rritej Alyssa i pëlqenin shumë kampet hapësinore. Në vitin 2014, ajo ishte personi i parë ndonjëherë që përfundoi “Programin e Pasaportave të NASA” duke vizituar secilën nga katërmbëdhjetë qendrat e vizitorëve të NASA-s në nëntë shtete.

“Unë fillimisht kisha shkuar në kampin hapësinor në Huntsville, Alabama, në SH.B.A. Ata kishin dikë nga Space Camp Turkey … dukej mjaft emocionuese të shkoja edhe në Turqinë. Kështu që përfundova duke e bërë atë . Dhe kjo ishte me të vërtetë emocionuese, unë isha i vetmi amerikan atje. Mendoj se kemi qenë disa fëmijë në ato kampe nga 15 vende të ndryshme “.

Alyssa kënaqej të udhëtonte nëpër botë ndërsa mësonte për pasionin e saj numër një dhe takonte njerëz nga vende të ndryshme. Ajo thotë se Kampi Hapësinor kishte “theks mbi miqësinë ndërkombëtare”

Si bëhesh në të vërtetë një astronaut sipas Alyssa?

Përgjigje e shkurtër: Në fakt është një fushë super konkurruese për të hyrë dhe duhet shumë punë e vështirë, por është e mundur, sipas Alyssa.

“Për të qenë në gjendje të aplikoj në të vërtetë si astronaute, kam nevojë për një diplomë master dhe pastaj një përvojë pune. Konkurrencë e vështirë, mendoj. Por gjithashtu, ka shumë gjëra për t’u mbajtur mend kur aplikoni.

“Nga 18,000 njerëz që aplikojnë, vetëm rreth 12 deri në 20 njerëz zgjidhen.”

Pothuajse 90 për qind e astronautëve janë burra dhe Alyssa dëshiron që më shumë gra, veçanërisht gratë e reja, të shkojnë në industrinë hapësinore.

“Unë isha duke biseduar me një grup vajzash të shkollës së mesme, dhe njëra prej tyre më tha:” Hej, unë e dua hapësirën, por gjithashtu e dua modën, a mund të krijoj kostume hapësinore? ” [Dhe përgjigjja ime ishte] natyrisht që mundeni, kjo është padyshim diçka në të cilën mund të futeni, mbase duke bërë një kostum tjetër hapësinor të modës futuriste. Kostumet hapësinore që SpaceX kohët e fundit filloi të përdorte ishin në të vërtetë të dizajnuara nga dikush që zakonisht kishte dizajnuar kostume superhero.”/oxygenpress.info