“Më shumë se gjysma e qytetarëve në Gjermani të pakënaqur me reagimin qeveritar ndaj pandemisë”

0
104

Më shumë se gjysma e qytetarëve gjermanë janë të pakënaqur me menaxhimin e qeverisë të krizës së koronavirusit, pavarësisht progresit në vaksinim, zbutjes së kufizimeve dhe rënies së shifrave të infeksionit.

Në një sondazh të kryer nga instituti i hulumtimit të opinionit YouGov, për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 24% e qytetarëve ishin “shumë të pakënaqur” dhe 30% “të pakënaqur” me reagimin e qeverisë.

Në të kundërt, vetëm 6% janë “shumë të kënaqur” dhe 35% “të kënaqur”.

Pesë për qind e qytetarëve nuk dhanë mendim.

Sondazhi mori në pyetje 2 085 persona midis 21 dhe 24 majit./ATSH