Osmani nderon Rugovën në Ditën e Presidentit

0
41

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit do të ketë një sërë aktivitetesh.

Osmani do të nisë ditën me homazhe në ora 09:00 ku do të vendosë lule tek shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Bashkë me Osmanin tek shtatorja e Rugovës do të vendosin lule edhe ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Presidentja do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës” duke filluar nga ora 11:00.

Ndërsa në ora 13:00, Osmani sëbashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.