Osmani: Kosova stërvitet me ushtrinë amerikane – Serbia forcon ndikimin rus në Ballkan

0
66

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se derisa Kosova po stërvitet me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia po kryen stërvitje me ushtrinë ruse.

Në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka shtuar se Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse, njofton Klan Kosova.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”.