Pasaporta dhe certifikata e gjelbër, rregullat për të udhëtuar

0
89

Pasaportë jeshile, formularë dhe certifikata, në funksion të pushimeve verore këtë vit, përveç valixheve, do të duhet të përgatisim edhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të vizituar vendet e huaja.

Itali

Përveç certifikatës ose tamponit negativ, në Sardenjë, kërkohet regjistrimi i turistëve që mbërrijnë në ishull përmes një formulari në internet.

Greqi

Për të hyrë në vend, duhet të keni përfunduar ciklin e vaksinimit prej të paktën 14 ditësh ose të keni një rezultat negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë para hyrjes ose, ndryshe, të paraqisni një certifikatë shërimi në nëntë muajt e fundit.

Legjislacioni zbatohet gjithashtu për të miturit mbi moshën pesë vjeç.

Është gjithashtu e detyrueshme të plotësoni një formular që ofron informacion mbi vendin e origjinës, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm dhe adresën e qëndrimit në Greqi.

Spanjë

Lejohet hyrja nga të gjitha vendet europiane dhe vendet që i përkasin zonës Shengen, pa ndonjë detyrim karantine.

Ekziston detyrimi për të paraqitur një test molekular negativ të kryer brenda 72 orëve para hyrjes.

Testet e shpejta nuk lejohen, madje as për ishujt Kanarie.

Portugali

Udhëtarëve u kërkohet të paraqesin një test molekular negativ të kryer brenda 72 orëve para udhëtimit.

Fëmijët nën 24 muaj janë të përjashtuar.

Kroacia

Hyrja lejohet vetëm duke paraqitur rezultatin negativ të tamponit ose një certifikatë vaksinimi që paraqet administrimin e dozës së dytë të paktën 14 ditë më parë.

Përndryshe, ju mund t’i nënshtroheni një testi të shpejtë në vend duke respektuar pastaj vetizolimin në pritje të rezultatit.

Nëse nuk është e mundur të bëhet tamponi, duhet të respektohet një karantinë 10-ditore.

SHBA

Hyrja në vend është e ndaluar për udhëtarët, të cilët, në 14 ditët e mëparshme, kanë qenë në një vend të zonës Shengen (përfshirë Italinë), në BM, Irlandë, Brazil, Afrikë të Jugut, Kinë ose Iran./ATSH