Filmi “The Shawshank Redemption” të shtunën në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë

0
33
DRIVE IN CINEMA PRISHTINA – Edicioni 3
Propozimi i Architechture for Humans, tash e dy herë mbushi hapësirën parkuese mbrapa Pallatit të Rinisë duke dëshmuar se qytetarët tanë kanë nevojë të ngërthehen në magjinë e ekranit në qiell të hapur, andaj po kthehemi përsëri.

Filmi “The Shawshank Redemption”, krim-dramë amerikane e vitit 1994 do të ju marr me vete ditën e shtunë, më 22 Maj, në ora 19:30.

Vendi: Hapësira parkuese e Prishtina Parking, mbrapa Pallatit të Rinisë.

Numri i veturave është i limituar dhe pagesa duhet të bëhet vetëm për përdorim të hapësirës së parkingut. Përparësi kanë veturat e para që do të vijnë dhe nuk mund të ketë rezervime.

Ju lutem që ti keni me vete maskat dhe të mbani distancën gjatë transmetimit të filmit.