Di Maio flet për dialogun Kosovë – Serbi: Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje thirrjes së të rinjve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me Evropën!

0
77

Di Maio: «Gabim historik lënja e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së»

Intervista e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Luigi Di Maio, për gazetën Il Piccolo

Di Maio: Ballkani në BE Italia është në ballë

Ministri i Jashtëm: “Lënia e tyre jashtë do të ishte një miopi politike e pajustifikuar”

Di Maio: «Gabim historik lënja e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së

Ministri rilanson aksionin e Italisë: në ballë të përshpejtimit të zgjerimit

Ka ndjeshmëri të ndryshme mes vendeve evropiane, por integrimi është në interesin e të gjithëve

“Vonesat e mëtejshme në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë të pranueshme: besueshmëria e të gjithë procesit është në rrezik”

Hyrja e të gjitha vendeve të Ballkanit është një objektiv ambicioz, por sigurisht i realizueshëm dhe Italia është në ballë për ta arritur këtë. Vendet e rajonit duhet të përballen me sfidat komplekse, por të nevojshme. Secili do të kompletojë rrugëtimin sipas kapaciteteve të veta, por është thelbësore që të gjithë të arrijnë këtë objektiv strategjik ». E thotë me bindje Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, duke komentuar idenë e evokuar nga Presidenti Slloven Borut Pahor, për një zgjerim të Bashkimit Evropian ndaj të gjitha vendeve Ballkanike, jashtë BE-së në të njëjtën kohë.

Javën e kaluar ju folët për një rrezik serioz të humbjes së besueshmërisë ndaj Bashkimit Evropian në Ballkan për shkak të vonesave në zgjerim. A mendoni se ky mesazh është marrë në kryeqytetet evropiane?

Në Bruksel, të gjithë jemi dakord që BE-ja nuk mund të shohë Ballkanin Perëndimor thjesht si një nga rajonet e fqinjë të saj. Është dera e shtëpisë dhe kjo kërkon përgjegjësi më të madhe. Të gjithë shtetet anëtare janë në favor të zgjerimit, megjithëse mund të ketë ndjeshmëri të ndryshme mes 27 Vendeve në pika individuale. Mbi këtë bazë duhet të punojmë për një ndryshim të ritimit nga BE-ja.

 

Cilat janë shtetet, që për momentin, hezitojnë më shumë në përshpejtimin e integrimit të Ballkanit? Dhe si t’i bindni ata të ndryshojnë pozicionet?

“Dialektika mes Shteteve anëtare është gjithmonë e aktive dhe ne respektojmë këndvështrimin e atyre që kërkojnë më shumë reforma nga vendet e rajonit. Edhe ne jemi të bindur se përafrimi i tyre me standardet evropiane është në interesin e të gjithëve, por duhet ta inkurajojmë këtë proces. Italia do të vazhdojë të luftojë për një rilansim të aksionit të BE-së që përkthehet në një përparim konkret të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor “.

 

Nëse zgjerimi vazhdon të frenohet, cilat janë rreziqet për Ballkani dhe cilat për BE-në?

“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE-së do të ishte një gabim me historik, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta, jo domosdoshmërisht të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, do të ishte leva më e rëndësishme në dispozicionin tonë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të zgjidhur nyjet politike që ende bllokojnë potencialin e jashtëzakonshëm të rajonit ”

 

Një “non-paper” që ka qarkulluar në Këshillin e Punëve të Jashtme ka sinjalizuar një “zhgënjim të thellë” në rajon edhe për shkak të mungesës së ardhjes së vaksinave nga BE-ja. A mund të kishte bërë Bashkimi Evropian më shumë, pa e lënë Ballkanin në mëshirën e Kinës dhe Rusisë?

Ne e kuptojmë mirë frustrimin e vendeve të rajonit për shkak të vonesave të marrjes së dozave të vaksinës. Të njëjtën ndjenjë e kemi përjetuar edhe ne për shkak të vështirësive të kompanive farmaceutike. Muajt e fundit, personalisht kam biseduar me Brukselin në mënyrë që Komisioni Evropian të marrë përsipër përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për furnizimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor. E dimë mirë se është e nevojshme të bëjmë më shumë dhe, sa më shpejt që lejon fushata e vaksinimit, ne do ta bëjmë si dhe Itali”.

Duke iu kthyer çështjes së zgjerimit, a do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në lidhje me fillimin e negociatave?

Të gjithë shpresojmë kështu pasi, pas më shumë se një viti nga vendimi për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme nuk janë të pranueshme. Javën e kaluar në Bruksel kam theksuar se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk e zhbllokojmë këtë vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur derisa të arrihet ky rezultat.

A keni ndonjë parashikim për dialogun Serbi-Kosovë? Çfarë zgjidhjeje do t’i propozonit Beogradit dhe Prishtinës?

Është një nga nyjet më të rëndësishme që mbetet për t’u zgjidhur. Status quo-ja nuk është në dobi të askujt: përkundrazi, lë dyert e hapura për tensionet dhe akuzat reciproke që reflektojnë negativisht në të gjithë rajonin. Për këtë, vazhdojmë të inkurajojmë të dy palët të punojnë me një frymë konstruktive përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje përfundimtare ».

 

Po Bosnja? A do të mbetet ende prapa në procesin e anëtarësimit apo mund të bëhet diçka?

Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Tani, para zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtë të vitit 2022, ekziston një mundësi për të përparuar me reformat që vendi duhet të miratojë. Ky është kuptimi i misionit që kam kryer në Sarajevë në fund të marsit, gjatë të cilit u kërkova të gjithë aktorëve politikë vendorë të punojnë së bashku për një vizion të përbashkët mbi të ardhmen e vendit “.

 

Në cilin vit mendoni se vendet e rajonit do të mund të bëhen anëtare të BE-së?

Unë nuk merrem me parashikime, por them vetëm se, sa më shpejt ta arrijmë këtë qëllim, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne evropianët. Sot, kemi të rinj në rajon që me zë të lartë kërkojnë që të lejohen të hyjnë në Evropë, e të cilëve duhet t’u përgjigjemi pozitivisht.

 

Pahor, gjithashtu theksuar rëndësinë e një ulëseje të garantuar për pakicën sllovene në Parlamentin Italian përmes një reforme të ligjit zgjedhor. Në çfarë pike jemi?

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që kjo çështje ka për pakicën sllovene, por ajo duhet të adresohet në kontekstin e reformës së ligjit zgjedhor, e cila duhet të trajtohet në Parlament. Puna po vazhdon dhe ekziston një dialog ndërparlamentar me Lubjanën për këtë çështje. Do të doja t’ju kujtoj se, me ligjin 38 të vitit 2001, Italia i ka krijuar një kornizë për mbrojtjen ligjore të pakicës sllovene, e konsideruar e shkëlqyeshme nga Këshilli i Evropës.

 

Strategjia

Nevoja për nderrimin e ritmit

Në Ballkan, sipas Shefit të Politikës së Jashtme, është i nevojshëm menjëherë një ndryshim i ritmit nga ana e Evropës. Bashkimi Evropian ka nevojë për një përshpejtim të fortë të procesit të integrimit, sepse lënia e Ballkanit jashtë klubit evropian që ka më shumë rëndësi do të ishte një “gabim historik”, duke dorëzuar të gjithë rajonin te palët e treta. Ashtu si Kina, Rusia ose Turqia.

 

Prova e rrugëtimit të ri

Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë mjaft me vonesa. Në dhomën e pritjes së BE-se për vite me radhë, megjithë reformat e dhimbshme të bëra nga autoritetet, Shkupi dhe Tirana duhet të lejohen të vazhdojnë rrugëtimin e integrimit evropian. Përndryshe, paralajmëroi kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ekziston rreziku i dëmtimit të besueshmërisë së të gjithë procesit të zgjerimit.

 

Në pritje të furnizimit me vaksina

Roma do të bëjë më shumë për të siguruar doza vaksinash. Sapo të hyjë në fuqi fushata e vaksinimit në Itali, Italia synon të dërgojë doza të vaksinave në Ballkanin fqinj, siguroi Di Maio. Serbia është ndër vendet me përqindjen më të lartë të njerëzve të vaksinuar në Evropë, falë vaksinave kineze dhe ruse, tani shpërndara edhe në pjesë të tjera të rajonit.

 

Ulësja për pakicën sllovene

Çështja e vendeve të garantuara për pakicën sllovene është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Çështja, e theksuar nga Presidenti Slloven Pahor, ka një rëndësi të madhe, por ka të bëjë me Parlamentin dhe reformën e ligjit zgjedhor Italian, shpjegoi Ministri i Jashtëm. Sidoqoftë, ai theksoi se mbrojtja e pakicës sllovene në Itali tashmë është konsideruar e shkëlqyeshme nga Këshilli i Evropës.

 

Parashikimet për arritjen finale

Për momentin, pranon Di Maio, është e pamundur të parashikohet viti në të cilin do të bëhet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. «Unë nuk merrem me parashikime, por thjesht po them se sa më shpejt të kemi arritur këtë qëllim dhe aq më mirë do të jetë për të gjithë ne Evropianët. Sot, kemi të rinj në rajon që me zë të lartë kërkojnë që të lejohen të hyjnë në Evropë, e të cilëve duhet t’u përgjigjemi pozitivisht.

 

Ekuilibri kompleks i Bosnjës

Bosnja përfaqëson një nga pjesët më delikate të puzzle-s. Dhe, përsërit Di Maio, nuk mund dhe nuk duhet të lihet pas. “Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Tani, përpara zgjedhjeve politike në vjeshtë 2022, ekziston një mundësi për të ecur përpara me reformat që vendi duhet të miratojë “. Ky ishte pikërisht kuptimi i misionit të kryer në Sarajevë në fund të marsit.