Aktakuzë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi

0
46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.M.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1,  të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), me numër Nr. 04/L-082.