Guterres: I papranueshëm shkëmbimi i vazhdueshëm i sulmeve mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez

0
24

Vazhdimësia e shkëmbimit të sulmeve izraelite dhe palestineze është “i papranueshëm”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, para Asamblesë së Përgjithshme, duke theksuar se “përleshjet duhet të mbarojnë menjëherë”.

“Jam thellësisht i tronditur nga bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe artilerie nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza, duke vrarë të paktën 208 palestinezë, përfshirë 60 fëmijë”, tha Guterres.

“Vazhdimi i zjarrit me raketa pa kriter nga Hamas dhe grupe të tjera militante në qendrat e popullsisë në Izrael, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, është gjithashtu i papranueshëm”, shtoi ai.

Takimi i Asamblesë së Përgjithshme, në të cilin marrin pjesë një duzinë ministrash, u thirr me kërkesë të Nigerit dhe Algjerisë, përkatësisht presidentët aktualë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të Grupit Arab në Kombet e Bashkuara.

Kreu i OKB përsëriti gjithashtu se “është e domosdoshme të arrihet shpërshkallëzimi, për të shmangur një krizë të pakontrollueshme të sigurisë ndërkufitare dhe humanitare, duke vënë theksin se “nuk ka asnjë justifikim, përfshirë luftën kundër terrorizmit ose vetëmbrojtjen, që palët në konflikt të heqin dorë nga detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”