Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non grata në SHBA

0
42

Në një reagim zyrtar nga SHBA bëhet me dije se ish-kryeministri Sali berisha dhe familja e tij janë shpallë non grata nga SHBA.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken thotë se ai përcakton publikisht se Berisha dhe familja e tij janë të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Ai thotë se veprimet e Berishës minuan demokracinë.

“Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.