Mitrovicë: Policia konfiskon 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

0
67

70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar dje gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës.

Aksioni ka ndodhur në fshatin Kçiq të Komunës së Mitrovicës.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Stavileci tha se pajisjet e konfiskuar nga ana e policisë janë dërguar në doganë.

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”.

“Pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës”.