400 kg drogë, avokatët mohojnë pretendimet e Prokurorisë se të dyshuarit e kanë ditur se në kamion ka drogë

0
29

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj shtatë personave të arrestuar për rastin ku janë kapur 400 kilogramë kokainë.

Njëri nga avokatët e personave të arrestuar, Besnik Berisha, në një deklaratë para mediave i ka quajtur të pabaza faktet e paraqitura nga ana e prokurorisë.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit ishin në dijeni se brenda ngarkesës së kamionit kishte drogë.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga ana e palës mbrojtëse.

Akoma nuk dihet se cili është verdikti i seancës e cila ka përfunduar para pak çastesh.

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që brenda pak orësh ta bëj të ditur vendimin lidhur me të dyshuarit, njofton Klan Kosova.