Lajçak thotë se me Kurtin biseduan për hapat e ardhshëm të dialogut

0
27

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit jo-formal që po mbahet në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij zyrtare në tëitter, përcjell klankosova.tv.

”Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mire që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi]”, thuhet në njoftim.