Zvicër: Në qershor, certifikatat për të vaksinuarit me dy doza

0
70

Certifikimi është menduar për të gjithë ata që kanë zhvilluar imunitet ndaj koronavirusit, ose përmes vaksinës ose infeksionit dhe shërimit nga Covid, transmeton albinfo.ch.

Sidoqoftë, kur certifikata të lëshohet në Zvicër që pritet në fund të qershorit – ajo do të jetë fillimisht në dispozicion vetëm për ata që kanë dy doza të vaksinës, tha Tages Anzeiger, bazuar në këtë informacion në burime nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, shkruajnë mediat zvicerane.

Ata që janë rikuperuar nga Covid ose kanë marrë një rezultat negativ të testit, do të duhet ende të presin pak për të marrë certifikatën, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik. /Albinfo.ch