Pfizer së shpejti me vaksinë pilulë antiCovid-19

0
66

Një horizont i ri hapet në luftën kundër koronavirusit, pasi kompania Pfizer ka filluar provat e para klinike, ato të fazës së parë me një pilulë kundër Covid-19, raportuan mediet amerikane duke nënvizuar se studimet paraklinike tregojnë një aktivitet antiviral të fuqishëm kundër virusit, shkruan faqja e internetit gds.it.

Testet mbi pilulat, të quajtur PF-07321332, janë kryer në SHBA.

Rezultateve të mira të marra në studimet paraklinike, treguan prodhimin e antitrupave pas dozës së parë.

Nëse funksionon, mund të duhet ende një vit ose më shumë para se të përpunohet për përdorim (Moderna dhe Pfizer filluan provat e tyre të para te njerëzit, përkatësisht në mars dhe maj 2020)./ATSH