Osmani në Brdo-Brijuni: Serbia t’i sjellë para drejtësisë autorët e krimeve kundër civilëve

0
134

“Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin e liderëve të Procesit Brdo-Brijuni.

Në fjalimin e saj, ajo ka thënë se Serbia duhet t’i sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm, njofton Klan Kosova.

“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat, dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa grilave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë”.

“Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

“Më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka shtuar Osmani.