Kurti: Darka e nesërme në Bruksel s’është dialog me Serbinë

0
18

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka që do të mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por një darkë tradicionale që mbledh gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, po darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell”.

Kurti para deputetëve ka thënë se BE-ja ka kërkuar mjaft nga Kosova dhe se tash është koha që Kosova të kërkojë nga BE-ja anëtarësim.